I ftuar ditën e sotme në Abc Besart Logu anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike.
Logu është shprehur se gjithnjë kë pasur mungesë vullneti nga Partia Demokratike.
I pyetur mbi zgjedhjet lokale Logu është shprehur se PD do të dalë me 61 kandidatë për bashkitë e vendit ku thekson se Rithemelimi të ndjekë PD ose xhepin e partisë së Ilir Metës.
“Nuk ka njohje të Kuvendit të 11 Dhjetorit, nuk ka njohje të zotit Sali Berisha si kryetar të Partisë Demokratike. PD e ka shtrirë dorë ndaj Rithemelimit ku janë takuar dhe zoti Bardhi dhe zotin Paloka një dialog i cili s’ka pasur marrëveshje.
Ne kërkonim një votim mix dhe 50% nga sondazhi. PD nuk e pranoi dhe arritëm në procesin e Primreve ku dhe simpatizantët votuan për Primaret.
Kemi pasur mungesë mungesë vullneti nga Partia Demokratike.
PD nisur nga zhvillimet e fundit referuar dhe zgjedhjet e 2019 nga PD të cilët nuk morën pjesë në zgjedhje, kjo e fundit po vuan ende kostot e refuzimit. , sot më shumë se kurrë ka më shumë të drejtë se kurrë të futet në zgjedhje. 4 marsi është dhe data e fundit e dorëzimit të deputetëve për bashkitë e vendeve. PD do të dalë me 61 kandidatë të bashkive.
Rithemelimi të ndjekë PD ose te ndjekë xhepin e partisë Ilir Meta”, tha Logu.d.k/abcnews.al/