Zgjedhjet lokale, Juxhin Mustafaraj: Grupi i Bashës ka pasur lëvizje, takimet “sekrete” me Alibeajn

schedule14:27 - 3 Tetor, 2022

schedule 14:27 - 3 Tetor, 2022

Duke iu referuar zhvillimeve të brendshme brenda PD, gazetari Juxhin Mustafaraj ka përmendur disa lëvizje të grupit të Bashës, ose më saktë të ish kryetarëve të degëve të PD në kohën kur Basha ka qenë kryetar.

Duke diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, gazetari Juxhin Mustafaraj u shpreh se në aspektin elektoral, dje ka pasur një lëvizje të grupit të Bashës dhe se janë takuar Alibeaj,

Basha, Hoxha dhe disa kryetarë të degëve të PD në kohën që Basha ishte kryetar.

Sipas gazetarit Juxhin Mustafaraj nuk dihet akoma nëse mund të përsëritet sërish një 6 mars i dytë dhe nëse PD do të ketë dy kandidatë.

Sipas tij në rastin e propozimeve ligjore, ka protagonizëm të deputetëve në të dy kampet, edhe sot kur janë të ndara.

Akoma nuk është shfaqur ndonjë iniciativë përbashkuese që duhet domosdoshmërisht të dilet me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme vendore./abcnews.al/