Zgjedhjet lokale, fundi i Erdoganit? Kulla: I ka humbur më parë dhe u rizgjodh president. Pasardhësi i tij në parti do të jetë…

schedule21:36 - 5 Prill, 2024

schedule 21:36 - 5 Prill, 2024

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla thotë se pavarësisht humbjes në zgjedhjet lokale, nuk ka ardhur ende fundi politik i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Kulla u shpreh se 5 vite më parë, partia e Erdoganit doli humbëse në zgjedhjet lokale, megjithatë, Erdogan u shpall fitues në zgjedhjet presidenciale.

Sipas Kullës, lideri i ri i partisë AKP, do të jetë Hakan Fidan, ministri aktual i Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Jo. Pra 5 vitesh Erdogani ka humbur të gjitha këto bashki dhe fitoi prapë zgjedhjet. Unë isha me Kerem Imamoglu para dy muajsh këtu për darkë në Tiranë. U organizua mbledhja e 40 bashkive. Është nacionalist. Të gjithë në Turqi janë islamistë. Erdogani është ultra nacionalist madje, pragmatist. Ndryshimi është sesi ke marrë votat. Erdogani ka përdorur islamin politik për të marrë vota dhe për t’u rritur. Ekremi vjen te partia tradicionale popullore e Turqisë, te nacionalizmi turk, i Ataturkut.

Sigurisht që ka diferencë. Të dyja palët janë nacionalistë. Erdogani, edhe para 5 vitesh, madje i përsëriti në raund të dytë me Ekremin zgjedhjet dhe i humbi. Humbi Ankaranë, ANtalian, Izmirin. Ky është mandati i dytë. Nëse Ekremi do të kishte qenë kandidat për president para 1 viti, ndoshta ne do të kishim pasur rotacionin që nuk ndodhi. U përçanë nacionalistët. Krahu islam, jo se nuk ka votuar Erdoganin, por ka preferuar të votojë një parti të vetme, që është partia e djalit të Erbakanit. Këta kanë marrë votën fetare që ka marrë Erdogani. AKP e ka Anadollin me vete dhe pjesën kurde. Erdogani ka kundër të gjitha qytetet. Ka pasur një zhvlerësim të lirës turke. Ka edhe faktorë të jashtëm. Kjo është arsyeja pse Erdogani nuk do të përfshihet me trupa në Gaza.

Erdogani, sa të jetë aty, do të jetë president. Hakan Fidani, ministri i Jashtëm, do të jetë lideri i ardhshëm i AKP, do të bëjë aleancë me kurdët, pjesën islamike. Rotacioni mund të vijë përmes një bashkëqeverisjeje, nuk është kaq e bashkuar opozita”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!