Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Vulosen’ zgjedhjet e 11 majit!/ Komisioni Rregullator miraton rezultatin përfundimtar

schedule12:36 - 28 Gusht, 2025

schedule 12:36 - 28 Gusht, 2025

11 maji u vulos. Me tre vota pro dhe dy kundër, Komisioni Rregullator shpalli këtë të enjte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, tre muaj e gjysmë nga zhvillimi i tyre, pas një sage të gjatë ankimimesh dhe kontestimesh.

Kështu, për Partinë Socialiste u certifikuan 83 mandate, Partinë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 50 mandate, PSD me 3 mandate, Mundësia me 2 mandate, Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet me nga 1 mandat.

Dhe në këtë mbledhje, anëtarët e propozuar nga PD nuk hoqën dorë nga pretendimet për farsë elektorale. Dhe pse në të gjitha hallkat ligjore janë rrëzuar argumentat e tyre.

Pas vendimit të kësaj të enjteje, partitë politike kanë kohe 5 ditë për ta ankimuar në kolegjin zgjedhor por burime thanë se PD nuk do e ndërrmarrë një lëvizje të tillë. Në këto kushte, i hapet rruga presidentit Bajram Begaj për të thirrur seancën e parë të legjislaturës së 11 të kuvendit. 10 shtatori është data e parë se kur Begaj mund të thërrasë parlamentin, ndërsa afati fundor është 20 shtatori.

NDARJA E MANDATEVE

Partia Socialiste –  83 mandate

PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore  – 50 mandate

Partia Social Demokrate – 3 mandate

Partia Mundësia  – 2 mandate

Lëvizja Bashkë – 1 mandat

Nisma Shqipëria Bëhet – 1 mandat

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!