Zgjedhjet/ Kandidati i PDK-së në Zubin Potok: Presioni i Serbisë ndaj qytetarëve, i papranueshëm

schedule16:30 - 21 Prill, 2023

schedule 16:30 - 21 Prill, 2023

Kandidati i PDK-së në Zubin Potok për zgjedhjet lokale, Izmir Zeqiri tha në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” se ai synon që të ofrojë siguri dhe barazi për të gjithë qytetarët. Ai tha se duke pasur parasysh propagandën serbe, mund të ketë pjesëmarrje të pakët nga ana e serbëve në zgjedhje.

“Ajo që është mëse e nevojshme, ju ofroj siguri, zhvillim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët pa dallim feje apo etnie. Do të përpiqem maksimalisht që t’ju ofrojmë infrastrukturën ligjore që ofron Republika e Kosovës ku mund të ndihen krenar dhe të sigurt secili qytetar që jeton në këto treva.

Duke parë intensifikimin e kësaj propagande tejet të tmerrshme për qytetarët serbë nga Beogradi mundet edhe të ketë minimum ose hiç përgjigje në këto zgjedhje nga ana e palës serbe.“, tha ai. Zeqiri e cilësoi si krim shantazhin që po iu bën Serbia qytetarëve serbë për të mos marrë në zgjedhjet lokale.

“Kjo propagandë që i i paraprin ditës së zgjedhjeve nga ana e Serbisë, është e papranueshme edhe në aspektin ndërkombëtar sepse është lehtë t’i ndrydhë dhe shtrydhë, ky është krim. Nuk është patriotizëm, por krim e udhëhequr nga kriminelët. Ne do të dalim në zgjedhje. Të lirë janë qytetarët kushdo që të përgjigjet.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!