Zgjedhjet/ Gara për Shkodrën udhëhiqet nga Bardh Spahia, si ndahen votat

schedule07:28 - 7 Mars, 2022

schedule 07:28 - 7 Mars, 2022

Deri më tani në bashkinë e Shkodrës në garën për kryetarë bashkia po udhëheq kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia. Në Shkodër janë numëruar 145 nga 250 kuti ku Spahia ka marrë 12 428 vota ose 44.52% të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet kandidatja socialiste Majlinda Angoni me 11 098 vota ose 39.75 % të votave të numëruara.

Ndërkohë deri më tani kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka marrë 4391 vota ose 15.73 % të votave të numëruara.

1. Majlinda Angoni / Partia Socialiste e Shqipërisë    11,339
39.66 %
2. Bardh Spahia / Shtëpia e Lirisë    12,740
44.56 %
3. Xhemal Bushati / Partia Demokratike    4,510
15.78

/abcnews.al/