Zgjedhjet federale në Gjermani, Merkel bëhet kancelare e “përjeteshme”

schedule20:52 - 24 Shtator, 2017

schedule 20:52 - 24 Shtator, 2017

Angela Merkel ka triumfuar përsëri në zgjedhjet federale gjermane duke marrë kështu mandatin e katërt radhazi si kancelare e vendit. Në bazë të rezultateve paraprake, kandidatja e Kristian-Demokratëve është shpallur fituese me 32.5% të votave. Ndërsa rivali I saj Social-Demokrat Martin Shulc u ndal në vetëm 20% të preferencave. Edhe njëherë Merkel arriti të bindë qytetarët gjermanë për t’I besuar asaj drejtimin e vendit për 4 vite të tjera. Pavarësisht fitores, në shifra është vënë re edhe një rënie e lehtë e partisë së saj për shkak të politikës pro pritjes së refugjatëve. Publikimin e rezultateve të para, Merkel e priti dhe festoi me mbështetësit e saj në selinë qendrore të CDU në Berlin. Ndërkohë, surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte pikërisht partia nacionaliste Alternativa për Gjermaninë që kapërceu pragun prej 5% , duke marre 13% te votave dhe u rendit e treat ne zgjedhje. Sipas të dhënave nga rezultatet paraprake përbërja e re e Bundestagut gjerman do të jetë kjo: CDU e Merkel mund të fitojë 220 deputetë, Social-Demokratët 137 vende në parlament, Alternativa për Gjermaninë forcë e tretë me 89 deputetë, Partia e Lirë Demokratike 67 deputetë, partia e Gjelbër 61 dhe Partia e Majtë mund të marrë 59 deputetë. Nga rezultati duket se partia e Merkel nuk ka arritur maxhorancë absolute dhe do të nevojitet të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje. Një zyrtare e lartë e socialdemokratëve tha se nuk do të ketë koalicion të madh mes SPD dhe CDU-së. Ndërsa drejtues të Alternativës për Gjermaninë u shprehën të gëzuar se tashmë ata janë në Bundestag dhe thanë se do të jenë aty për të ndryshuar Gjermaninë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!