Zgjedhjet europiane/ Partia gjermane AfD përjashton kandidatin nga delegacioni i Parlamentit Europian

schedule14:14 - 10 Qershor, 2024

schedule 14:14 - 10 Qershor, 2024

Kandidati kryesor i Alternativës për Gjermaninë (AfD) i ekstremit të djathtë do të përjashtohet nga grupi i partisë në Parlamentin Europian, sipas një njoftimi të AfD-së

Maximilian Krach pranoi të ndalonte fushatën e tij zgjedhore dhe dha dorëheqjen nga këshilli drejtues i AfD -së në maj, pasi tha se të qenit anëtar i SS, forcës kryesore paraushtarake naziste, nuk e bëri atë “automatikisht kriminel”.

Në atë kohë ishte tashmë tepër vonë për të hequr emrin e tij nga fleta e votimit. Ai do të vazhdojë të jetë eurodeputet.

Ai gjithashtu është hetuar nga prokurorët gjermanë për pagesa të supozuara nga Rusia dhe Kina, pretendime që ai i ka mohuar.

Duke iu përgjigjur njoftimit të AfD-së, Krach theksoi në mediat sociale se vendimi e dërgon partinë”, në rrugën e gabuar dhe gjithashtu dërgon një mesazh shkatërrues për votuesit “.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!