Zgjedhjet europiane/ Kryeministri Robert Fico voton nga spitali

schedule14:03 - 8 Qershor, 2024

schedule 14:03 - 8 Qershor, 2024

Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili mbeti i plagosur në një atentat, publikoi sot një foto të tij në spital duke votuar për zgjedhjet europiane, ndërsa pak më pas shfrytëzoi rastin për të akuzuar edhe një herë Perëndimin për nxitjen e tensioneve me Rusinë.

Fico, një mbështetës i Putinit dhe armiqësor ndaj ndihmës ushtarake për Kievin, u plagos nga katër plumba më 15 maj, ndërsa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të qeverisë në qytetin Hadlova.

“Unë votova në spital,” tha Fico, 59 vjeç, në llogarinë e tij në Facebook, duke postuar një foto të tij në këmbë, me paterica, duke hedhur votën e tij në një kuti votimi në një dhomë spitali.


“Duhet të zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian, të cilët do të mbështesin iniciativat për paqen dhe jo vazhdimin e luftës”, theksoi Fico.

Kreu i qeverisë sllovake shfrytëzoi rastin për të kritikuar “pëlqimin e vendeve perëndimore, që lejuan Ukrainën të përdorte armë perëndimore për të sulmuar objektivat në territorin rus”.

Sipas tij, kjo është “prova se demokracitë kryesore perëndimore nuk duan paqen, por përshkallëzimin e tensioneve me Federatën Ruse, e cila është e sigurt që do të ndodhë”.

Sllovakia zgjedh 15 eurodeputetë nga gjithsej 720 anëtarë të Parlamentit Europian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!