Kreu i PD, Sali Berisha dhe familja e tij ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në shkollën 9-vjeçare “Kosova”. Avokatja Brizida Gjikondi në ABC News tha se nuk ishte in njëjti entuziazëm nga ana e Berishës dhe simpatizantëve të PD.
Gjikondi u ndal dhe tek premtimet e Berishës në fushatën elektorale sidomos për pensionistët, sipas avokates kjo lidhet dhe me moshën e thyer të kreu të PD. Sipas saj Berisha duket sikur u kupton më mirë pensionistët, por është tepër vonë sepse kur ka qenë në pushtet nuk ka bërë asgjë
“Ne tani që njohim Berishën prej gati 30 vitesh, nuk kishte atë entuziazmin e zakonshëm. Premtimin e parë qe tha për pensionistët, ndoshta është person i moshës së tretë dhe i kupton më mirë, por është shumë vonë. Dihet se nuk ka një pjesëmarrje atje ku duhet të kishte, por për hir të së vërtetës është mirë që të gjithë shqiptarët të votojnë. Mendoj që qoftë edhe në kryq në votim, që tregon një lloj reagimi nevojitet”, tha Gjikondi./abcnews.al