Zgjedhjet e teta si kryetar i PD/ Berisha voton me familjen, thirrje shqiptarëve: Votoni!

schedule10:19 - 11 Maj, 2025

schedule 10:19 - 11 Maj, 2025

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë hedhur votën e tyre në ambientet e shkollës “Kosova”.

Ai kërkoi nga qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Një thirrje për çdo qytetar shqiptar sot të votojnë, të votojnë për vetën e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, apeloi Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, Berisha u shpreh sa vijon:

“Të votojnë, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Do kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj dhe njëherë thirrja ime: votoni, votoni, votoni”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!