Suzana Pasha kandidatja e pavarur, për Bashkinë e Matit ushtroi të drejtë e saj të votës. Teksa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht, Pasha tha se do vazhdojë të jetë socialiste, ndërkohë që shton se zgjodhi të kandidojë si e pavarur pasi PD zgjodhi një kandidat tjetër.
“Kam qenë socialiste dhe do vazhdoj të jem. Ata zgjodhën kandidat tjetër, dhe unë mendova se duhet të jem unë zgjedhja. Ndaj dola e lirë”, tha Pasha.
Gara në Bashkinë e Matit për zgjedhjet e pjesshme lokale, zhvillohet mes tre kandidatëve Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur), Eduart Brahilika (i pavarur, mbështetur nga opozita).

