Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KQZ nis përgatitjen e zgjedhjeve/ Celibashi: Ne zbatojmë dekretin e Presidentit

schedule12:47 - 3 Tetor, 2025

schedule 12:47 - 3 Tetor, 2025

TIRANË- Arbitri nuk e ndërpret ndeshjen. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi vendos të zbatojë dekretin e Presidentit Begaj. Ai nuk merret me se ccfarë bën Rama apo Veliaj.

“KQZ ka vetem nje pergjegjesi, organizimin e zgjrdhjeve qe dekretohen nga Presidenti sipas nje procedure.  Thene kete, kqz smund te vendose ne diskutim cfare eshte zhvilluar nga cdo pikepamje ligjore apo kushtetuese deri ne daljen e dekretit. Detyra jone, te behemi gati per zgjedhje. Nuk na lejohet te vendosim ne diskutim dëkretin e Presidentit apo keshillit te ministrave apo institucioni tjeter.”

Celibashi nuk ka zbatuar njëherë një dekret, atë të anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti Meta në 2019. Por kreu i KQZ, sqaroi se Meta dhe Begaj nuk janë njësoj, në dekrete.

“Rasti eshte pak ndryshe me ato te 2019. Atehere diskutohej per dy dekrete dekreti i dyte anulonte te parin. Ky ishte diskutimi atehere. Me pak fjale, kqz eshte ne detyrim kushtetues e ligjor per te organizuar zgjedhje ne 6 bashki, smund te perfshihet ne diskutim per kete ceshtje “”

KQZ ka nisur t’i organizojë zgjedhjet. Duke e nisur nga pika e tij më e lehtë, kostoja.

“Kostot e zgjedhjeve te pjesshme lokale, 306 milion leke “
Kësaj radhe, nuk ka diasporë. Por rrezikohet të mos ketë as votim elektronik, sepse s’ka kohë.

“Nuk besoj te kemi votim elektronik, skemi kohe, po të jete do jete prap njesia 10, do e shohim”

Suksesi i vetëm i tij kesaj radhe, varet vetem nga doktori.

“Se di sukses, nëse humbësi pranon rezultatin, jemi ok”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!