Zgjedhjet e Përgjithshme në Britaninë e madhe, Johnson kundër Corbyn

schedule10:54 - 20 Nëntor, 2019

schedule 10:54 - 20 Nëntor, 2019

Më 12 dhjetor Britania e Madhe shkon në zgjedhje të parakohshme, por që në fakt konsiderohet më shumë si një referendum i dytë për Brexit. Debati i parë televiziv mes dy rivalëve kryesorë, kryeministrit Xhonson dhe laburistit Korbib. Sondazhet e fundit tregojnë një rritje të mbështetjes për Korbib.

Zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe në fakt konsiderohen si një referendum i dytë për Brexit. Në debatin televiziv mes kryeministrit Boris Xhonson dhe liderit laburist Xhetemi Korbin, për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Mbretërinë e Bashkuar u diskutua vetëm për një gjë: daljen e vendit nga Bashkimi Europian.

Xhonson mbrojti me cdo argument marrëveshjen e tij ndërsa Korbin tha se do të rinegocionte një marrëveshje të re me Bashkimin Europian dhe do të rivendosë sërish në duart e britanikëve një referendum për Brexit.

Xhonson u shpreh se nëse Londra merr atë që do nga Brexit, vendi do të dalë i paprekur – Angli, Skoci, Uells, Irlandë e veriut – dhe se ka një ndryshim të madh mes asaj që ai propozon dhe qëndrimit të Korbin i cili ende nuk thotë se në cilën anë do të bëjë fushatën elektorale.

Por ky i fundit këmbënguli në idetë e tij duke thënë se Brenda tre muajsh do të rinegociojë një propozim të besueshëm për daljen e vendit nga BE, dhe Brenda gjashtë muajsh do të mbahet një referendum i dytë. Pasi sipas tij do të jetë populli britanik që do të vendosë për daljen nga Bashkimi europian.

Në fund të dy kanë shtrënguar duart, ndërsa mediat britanike raportojnë se Korbin është rritur ndejshëm në sondazhe. Pas një ore debate, sondazhet treguan se publiku mbështeste 51% Xhohnson dhe 49% Korbin.

Ndërkohë janë parashikuar debate të tjera televizive para zgjedhjeve, si ai 60 dhjketorit sërish me Xhonson dhe Korbin. Ndërsa në fund do të ketë një debat mes të gjithë liderëve dhe ata të partive të vogla./abcnews.al