Zgjedhjet e parakohshme në Mal të Zi, qytetarët të dielën zgjedhin qeverinë e re

schedule11:27 - 10 Qershor, 2023

schedule 11:27 - 10 Qershor, 2023

Mali i Zi të dielën e 11 qershorit do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhje që mbahen pasi qeveria e drejtuar nga Dritan Abazoviç u rrëzua me mocion mosbesimi në kuvend vjeshtën e kaluar, pas dy vitesh ne pushtet.

Abc News  ndodhet në Podgoricë dhe po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Mal të Zi për zgjedhjet ku pritet që të marrin pjesë 15 parti politike, koalicione dhe aleanca do të konkurrojnë për 81 vende në parlament.

Gazetarja Linda Karadaku raporton në ABC News se përfaqësuesit e partive shqiptare ai i Forumit Shqiptar Nik Gjeloshaj dhe drejtuesi i Aleancës Shqiptare, Genci Nimanbengu mbylljen e fushatës e kanë bërë në qytete të ndryshme duke treguar edhe ndarjen e shqiptarëve.

Ndërkohë pritet që në Mal të Zi të fitojnë vend dy deputetë.

Ndër të tjetra gazetarja e ABC News shprehet se këto janë zgjedhjet e treta që mali i zi shkon për këtë vit, pas dy raundit për zgjedhjen e presidentin. Edhe në këto zgjedhje pritet që të ketë ndryshime të mëdha.

Sipas sondazheve të fundit është një udhëheqje e Partisë Evropa Tani e pasuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e ish presidentit. Beteja më e madhe bëhet mes këtyre dy partive, por duket se koalicioni është mënyra e vetme që të formohet qeveria e Malit të Zi, Ura e Abazoviç pritet që të fitojë diku 4.4% të votave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!