Janë 115 profilet e bllokuara nga Facebook, me dyshimin se janë pjesë e një plani për ndërhyrje në zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë moti i keq në Bregun Lindor rrezikon pjesëmarrjen në votime.
Facebook ka bllokuar menjëherë 30 profile në platformën e saj dhe 85 të tjera në instagram, të dyshuara se ishin përfshirë në një plan për të ndërhyrë në zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është konfirmuar nga vetë shoqëria e Mark Zuckerberg, duke hspjeguar se një aktivitet i tillë mund të lidhet me persona që jetojnë jashtë territorit amerikan. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Tramp u bëri apel mbështetësve të tij të votojnë pasi vendi po respektohet sërish në të gjithë botën.
Në takimin e fundit electoral para votimit në Fort Uejn, Indiana, kreu i shtëpisë së bardhë u shpreh se tashmë amerikanët kanë një president që lufton për vendin, një vend që demokratët duan ta shkatërrojnë: por ne nuk do e lejojmë, nuk do të heqim dorë dhe nuk do të dorëzohemi asnjëherë. Do të fitojmë sepse ne jemi amerikanë të vërtetë,” u shpreh ai. /abcnews.al