Data e zgjedhjeve: Opozita kërkon 18 prillin, maxhoranca 9 majin

schedule11:05 - 4 Shtator, 2020

schedule 11:05 - 4 Shtator, 2020

Presidenti Ilir Meta është ka zhvilluar sot në Presidencë takime të njëpasnjëshme me krerët dhe përfaqësuesit e partive politike, me qëllim për të përcaktuar datën e zgjedhjeve te ardhshme.

I pari që shkoi në zyrën e kreut të shtetit ishte Shpëtim Idrizi, pas tij përfaqësuesi i republikanëve Arjan Madhi, kreu i PPDNJ, Vangjel Dule, kreu i PDK, Nard Ndoka, i LZHK, Dashamir Shehi për të vazhduar më pas me dy krerët e partive të mëdha, Edi Ramën, Lulzim Bashëm, e më pas me LSI.

Teksa diskutimet vazhdojnë opozita dhe mazhoranca ndahet mes dy datave. Opozitarët preferojnë një datë më të afërt zgjedhjesh, siç edhe një pjesë e tyre e kanë shprehur. Bëhet fjalë për datën 18 prill, si më e favorshmja për ta për të zhvilluar procesin zgjedhor, shkruan abcnews.al.

LEXO EDHE: Data e zgjedhjeve, Rama i thotë ‘PO’ Metës, i shkon nesër në Presidencë së bashku me Ballën

Nga ana tjetër, socialistët preferojnë datën 9 maj. Këtë e ka shprehur pak javë më parë, kreu i Grupit Socialist, Taulant Balla.

Sipas tij , kjo datë është kuptimplotë, pasi përkon me Ditën e Europës.

Kur sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, 9 maj i 2021-it është një datë kuptimplotë për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Ditë historike e simbolik, pasi përkon me Ditën e Europës. Ndaj presidenti i Republikës, ta shqyrtojë këtë datë, dhe ne socialistët do jemi të kënaqur, pasi është dita e fitores kundër nazi-fashizmit”, do të deklaronte Balla.

Në takimin e sotëm me Metën, kryeministri Edi Rama është shprehur se është dakord me çdo datë tjetër, përveç 2 majit, pasi përkojnë me Pashkët ortodokse.

Kreu i PD, pas takimit nuk dha ndonjë preferencë për datën, ndërsa theksoi për ta e rëndësishme është që të jenë të lira dhe të ndershme.

Nga ana tjetër edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk shprehur preferencë për datën. Sipas saj të gjithë ditët e Zotit janë njësor.

Ndërsa, palët i ndajnë dy data, do të jetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ai që do ta caktojë, pas konsultimeve që  zhvilloi ditën e sotme. g.v/abcnews.al