Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ vendos: Votimi dhe numërimi elektronik vetëm në bashkinë e Vorës

schedule16:40 - 10 Shkurt, 2022

schedule 16:40 - 10 Shkurt, 2022

Projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të zbatohet vetëm në bashkinë Vorë. Ky ishte vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e KQZ.

Caktimi i bashkisë Vorë ku do të zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave. Projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave u zbatua për herë të parë në 25 prill në ZAZ numër  40 qarku Tiranë. E njëjta procedura do zbatohet në bashkinë Vorë të qarkut Tiranë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki me 6 mars”, u tha në mbledhje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka regjistruar si garues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit koalicionin Shtëpia e Lirisë me vetëm 2 nga 3 pjesëtarët që e kërkuan atë. Ai vendosi që koalicioni përbëhet nga LSI dhe PDK, por nuk përfshiu në të edhe Komisionin e Rithemelimit të PD me përkrahësit e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë, kanë kërkuar të marrin pjesë 11 parti politike. Komisionet zgjedhore tashmë janë ngritur, dhe janë përcaktuar vendet e numërimit të votave, ndërsa në bashkinë Vorë pritet të zbatohet projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!