Pas orë para hapjes së qëndrave të votimit, Presidenti i republikës Ilir Meta ka bërë një thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale për të gjithë shqiptarët.
Në mesazhin e tij Meta thekson thirrjen për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.
“Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithësecilit!” – shkruan kreu i shtetit, i cili vijon më tej mesazhin e tij, duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshmë që ka nesër ruajtja e paqes sociale.
“Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë”– përfundon mesazhin e tij Presidenti i Republikës.
/abcnews.al

