Gjashtë kompani iu përgjigjën kërkesës së KQZ për vlerësimin mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por ditën e sotme institucioni i realizimit të procesit zgjedhor në vend, njoftoi se vetëm njëra prej tyre u paraqit me ofertë konkrete.
Sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë. KQZ thekson se po vlerëson ofertën, shqyrtimin e dokumentacionit dhe vlerësimin e pajisjes së paraqitur nga kompania.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”. Sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë.
Në këtë procedurë u ftuan për të marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat u paraqit një 1 kompani. Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania” thotë KQZ. Identifikimi biometrik i shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit mund të kushtojë 25 milionë euro (lexo ketu)./ db/Abcnews.al