Zgjedhjet e 25 prillit, raporti i OSBE i vendos sot “vulën” 25 prillit

schedule12:30 - 26 Korrik, 2021

schedule 12:30 - 26 Korrik, 2021

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR do të publikojnë mbrëmjen e sotme raportin final të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Përballë opinioneve tërësisht të ndryshme të mazhorancës dhe opozitës për legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve, vëzhguesit e OSBE do të thotë fjalën e tyre mbi atë që konstatuan në terren gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve.

Burime të ABC konfirmojnë se në krahasim me raportin paraprak, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë përfshirë edhe faktin se mazhoranca përdori fondet e tërmetit për të bërë fushatë.

Në përfundim të zgjedhjeve të 25 prillit, folën për votime të qeta por theksuan se në disa qarqe siç ishte ai i Elbasanit, incidentet e rënduan çuan deri në humbje jete.

Gjithashtu në raportin paraprak u theksua si një nga problematikat kryesore, shit-blerja e votës dhe përdorimi i administratës publike dhe presionet përmes patronazhistëve që të votohej shumica në pushtet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!