Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet e 25 prillit, Prokuroria i kërkon informacion ambasadës së SHBA për Tom Doshin

schedule14:13 - 30 Mars, 2021

schedule 14:13 - 30 Mars, 2021

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë ambasadës amerikane për Tom Doshin. Prokuroria kërkon të dhëna mbi faktet e bëra publike për Doshin, i cili kandidon në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ne varësi të informacionit do të vlerësojmë hapat e mëtejshëm”, sqarojnë burime nga organi i akuzës.

Tom Doshi është në listën e 28 kandidatëve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur për verifikim Prokurorisë së Përgjithshme. Bëhet fjalë për 5 kandidatë nga Aleanca ABEKO, 2 nga Bindja Demokratike, 2 nga Lëvizja për Ndryshim, 1 nga Lëvizja e Re, 6 nga LSI, 2 nga Nisma Thurrje, 4 nga Partia Demokratike, 3 nga Partia Socialiste dhe 3 nga Partia Social-Demokrate.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë vazhdimisht thirrje se Tom Doshi nuk duhet të garojë në zgjedhjet e 25 prillit, duke u bazuar në faktin se rezulton në “listën e zezë” të SHBA. Departamenti amerikan i Shtetit në prill të vitit 2018, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara, Doshit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!