Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një intervistë të dhënë për ABC ka komentuar dhe deklaratat e bëra nga disa kryetarë të partive të vogla të cilët kanë theksuar se votat e tyre do i bashkojnë me PD-në.
Paloka në fjalën e tij ka theksuar se në PD dhe në opozitën e bashkuar është i mirëpritur çdo person që është kundër Ramës.
Ndër të tjera ai ka theksuar se krijimi i këtyre partive është bërë për vjedhjen e votave të opozitës por duket se tashmë e kanë kuptuar se një strategji e tillë nuk është më funksionale.
LEXO EDHE: Paloka: Durrësi qarku më i vështirë, Rama ishte i pashpresë ndaj u tërhoq nga kandidimi
“Çdo individ që është kundër Ramës është i mirëpritur dhe këtu nuk përjashtojmë askënd por duhet të jemi miop që të mos shohim se çfarë po ndodh në Shqiperi, dhe kohët e fundit ka kohë që kanë shpërthyer parti të vogla opozitare që deri më sot nuk kanë bërë gjë tjetër por vetëm kanë kundërshtuar Partinë Demokratike.
Ai që i dirigjon se duke sulmuar Bashën dhe PD-në nuk arrihet qëllimi, ndërsa nuk kemi dëgjuar asnjëherë që të shajnë Ramën por duket se strategu që ato i drejton ka kuptuar se nuk marrin dot vota duke bashkëpunuar me opozitën. Ne u qëndrojmë në parim deklarimeve që u kemi bërë dhe kushdo që është kundër Ramës është i mirëpritur por që këtë duhet ta tregojnë me vepra ndërsa shqiptarët që presin që të largojnë Ramën është vetëm duke votuar PD-në dhe opozitën.
Asnjë nga partitë e vogla që janë krijuar tashmë nuk marrin asnjë mandat por janë futur për të hequr vota opozitës”, është shprehur Paloka./abcnews.al