Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ letër drejtorisë së gjendjes civile për adresat e banesave

schedule10:05 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 10:05 - 8 Dhjetor, 2020

Rreth 5 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar drejtorisë së Gjendjes Civile një listë me 10 pyetje lidhur me adresat e banesave. KQZ pyet Gjendjen Civile nëse ekziston mundësia që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjes dhe në esktraktin e një qarku tjetër në të njëjtën kohë.

Një pikë tjetër ku ndalet KQZ është lëvizja e mandateve të deputetëve nga Dibra dhe Gjirokastra të cilët tashmë i kanë kaluar Tiranës. KQZ kërkon të dijë se me sa ka rënë numri i popullsisë në tre muajt e fundit në këto dy qarqe.

Pyetjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Në cilën datë është nxjerrë ekstrati i popullsisë?

Cili është kriteri i hartimit të popullsisë së çdo qarku? Kodi 10-shifror apo adresat që janë resgjstruar në regjistër?

A ekziston mundësia që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjesh dhe njëhkohësisht të jenë në esktraktin e popullsisë së një qarku tjetër?

A mund të gjenerohet lista nominale e popullsisë për çdo qark sipas ekstraktit që ka prodhuar informacionin për KQZ-në dhe të verifikohet në raport me listën e zgjedhësve?

A mund t’i vihet zyrtarisht në dispozicion KQZ-së për efekt auditimi zyrtar?

A mund të vihet në dispozicion të KQZ-së  produkti përfundimtar i projektit të popullimit të adresave?

Në llogaritjen e numrit të shtetasve për çdo qark, numër mbi të cilën KQZ do të caktojë numrin e caktojë numrin e mandateve për çdo qark të dhënat bazohen në numrin e shtetasve sipas regjistrit të gjendjes civile të qarkut, apo në numrin e shtetasve që kanë dhënë adresën e banimit në qarkun përkatës apo në numrin e shtetasve që kanë qendrën e votimit në atë qark?

A ka raste të ndryshimit të regjistrit të gjendjes civile të shtetasve nga një njësi vendoset në një tjetër pa kërkesë/ vetëdeklarim të shtetasit?

Një shtetas me adresë banimi në një njësi vendore të caktuar të ndryshume nga ajo ku ka regjistrin e gjendjes civile ku do duhet të aplikoj dhe të marrë letërnjoftimin e ri kur është rasti?

Sa janë shtesat dhe pakësimet e shtetasve në regjistrin e gjendjes civile të qarkut Gjirokastër, qarkut Dibër dhe qarkut Tiranë për çdo muaj, për periudhën nga 1 shtator 2017 deri në 27 Nëntor 2020?

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!