Zgjedhjet e 25 Prillit, Basha takim me ambasadoren franceze në selinë blu

schedule16:57 - 5 Maj, 2021

schedule 16:57 - 5 Maj, 2021

Ambasadorja e Francës në vendin tonë  Elisabeth Barsacq ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj se tashmë PD po vijon denoncimim te ndërkombëtarët në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit, të kontestuar nga opozita.

Basha ka zhvilluar në dy ditët që lamë pas takime me krerët e degëve në rrethe dhe deputetët e dalë nga 25 prilli.

Ai ka deklaruar se duhet të vazhdojë mbledhja e fakteve për vjedhjen e zgjedhjeve, por ka theksuar se pavarësisht mosnjohjes së procesit, PD duhet të jetë në parlament./mv.abcnews.al