Presidenti Ilir Meta këtë të premte ka një ditë të ngjeshur me takime në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve.
Meta në kuadër të këtyre takimeve këtë të premte në orën 09:45 ka ftuar në një takim në Presidencë, kryetarin e PR-së, Fatmir Mediun.
Kreu i shtetit do të presë në në takim Kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, dhe përfaqësuesit e tjerë të partive politike.
LEXO EDHE: Data e zgjedhjeve, Rama i thotë ‘PO’ Metës, i shkon nesër në Presidencë së bashku me Ballën
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama i ka thënë po ftesës së kreut të shtetit për të qenë pjesë e takimit së bashku me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla.
Ftesës së presidentit i është përgjigjur edhe lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili ka konfirmuar se në takim do të shkojë sëbashku me Oerd Bylykbashin.
Ndërkohë që mësohet se në takim nga LSI dhe PR do të jenë përfaqësues të partive dhe jo vetë liderët e tyre. e.s/abcnews.al