Kur na ndajnë më pak se një muaj nga nisja e fushatës elektorale, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen që subjektet politike do të kenë në fletën e votimit në 11 maj.
I pari që tërhoqi letren ishte përfaqësuesi i Partisë Demokratike, ku goglat i rezervuan madhështorëve numrin që vështirë se do e kapin në zgjedhje. Numrin 1.
Ironia e numrave. Lulzim Bashës i ruan pozitat e një ngelësi; koalicionit Euroatlantik i jep numrin 4.
Për socialistët goglat kishin rezervuar numrin pesë. Sipas sondazheve mandatin e katërt e kanë shumë afër fitimit. Ndërsa objektivi i partisë është “Shqipëria 2030”.
Lëvizja Bashkë, një parti e re e majtë e drejtuar nga Arlind Qori ndjek Partinë Demokratike. Renditet e dyta ne fletën e votimit. Ndërsa një Parti e re e djathtë populiste, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ndjek partinë socialiste, mban numrin 6.
Dikur Lëvizja Socialiste për Integrim dhe sot Partia e Lirisë për herë të parë zhduket nga fleta e votimit, që prej vitit 2025, kur mori pjesë për herë të parë në zgjedhje.
Ndërsa partitë e tjera do të renditen përkatësisht, Lëvizja Atdheu e 3-ta, Partia Aleanca Kombetare Shqiptare e 7-ta, Aleanca Demokracia e Re e 8-ta, Mundesia e 10-ta, dhe PSD e Tom Doshit e 11-ta.
Në këto zgjedhje, Fleta e Votimit e Tiranës do të jetë ajo që do të ketë më shumë emra dhe përmasat më të mëdha. Në total me 10 subjekte politike në garë dhe 427 emra për kandidatë për deputetë.
Renditja e partive në fletën e votimit është si vijon:
Aleanca për Shqipërinë Madhështore
Lëvizja Bashkë
Lëvizja Atdheu
Partia – Koalicioni Euroatlantik
Partia Socialiste
Nisma Shqipëria Behet
Aleanca Kombëtare Shqiptare
Aleanca Demokracia e Re
Djathtas për Zhvillim
Partia Mundësia
Partia Social Demokrate

