245 808 shtetasve shqiptare nga 85 vende të botës do ti dërgohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve një zarf i tillë, për të shprehur me votë vullnetin e tyre për parlamentaret e 11 majit.
Shteti me numrin më të lartë të emigrantëve e mban Italia me 91210 votues e ndjekur nga Greqia me 68 292 dhe Gjermania me 25491. Ndërsa në 13 shtete do të shkojë vetëm 1 fletë votimi, si psh në Fixhi, Venezuele, Ukrainë etj.
Fletët e votimit do të prodhohen në Slloveni dhe vijnë të palosura nga fabrika ndërsa kostoja e plotë ( 50 euro) e zarfit në vajtje dhe ardhje do të paguhet nga buxheti i shtetit.
Më 5 prill do të nisë përgatitja e materialeve zgjedhore ndërsa me 10 prill fleta pritet ti niset me poste emigrantëve. I gjithë procesi i administrimit dhe numërimit të votave do të behet në Parkun Olimpik në Tiranë.
“Më 5 prill, tek Parku Olimpik nisim përgatitjen e materialeve zgjedhore (mbushjen e zarfeve) që më pas i nisim në diasporë. Ambienti kënaq nevojat e të gjithë palëve”
Në mbledhjen e kësaj të hene, Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve, dërgoi për verifikim të thelluar në prokurorinë e përgjithshmë 16 kandidatë të partive të reja. Përkatësisht, 4 kandidatë nga Koalicioni “Shqipëria Behet” e Adriatik Lapajt, 4 nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, 2 nga Partia Mundësia, 2 nga Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, 1 Aleanca Djathtas për Zhvillim, 1 KOalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës , 1 nga Aleanca Kombëtare Shqipëtare, 1 nga Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.
“Dërgimi pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm jo domosdoshmërisht presupozon se ndonjëri prej tyre është pjesë e procedurës së ndalimit, por deklarimet që ata kanë bërë na detyron të dërgojmë kërkesën për hetim të thelluar.”
Sa i përket anëtarëve partiakë të tretë dhe të kartët të grupeve të numërimit, 2 do t’i përkasin koalicionit të Berishës, 1 do të jetë nga PS dhe 1 nga Partia SocialDemokrate./abcnews.al