Materialet zgjedhore janë shpërndarë tashmë edhe në qytetin e Shkodrës.
Kreu i KZAZ nr.2 Gëzim Jahiqi tha se gjithcka është tashmë gati dhe mëngjesin e të shtunës do të nisë shpërndarja për njësitë administrative.
“KZAZ 02 në Shkodër, është një nga më të mëdhatë që përfshin 106 qendra votimi rreth 71 mijë votues materialet zgjedhore kanë ardhur po pëpunojnë materialet e nevojshme.
Të shtunën do të nisim shpërndarjen, rreth orës 08:30 – 11:00 për shkak të largësisë së njësive administrative” tha ai, ndërsa u shpreh optimist se gjithë procesi do të shkojë mirë./abcnews.al