Zgjedhjet e 11 majit/ Ilirjan Celibashi tregon afatet: Rezultatin e votimit do ta kemi brenda…

schedule21:01 - 29 Janar, 2025

schedule 21:01 - 29 Janar, 2025

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i pranishëm në “Real Story” duke folur për procesin përgatitor të zgjedhjeve të 11 majit, u pyet edhe për afatin e shpalljes së rezultatit.

Ai theksoi se bazuar dhe në praktikat e mëparshme, rezultati përfundimtar do të dalë brenda ditës së martë, pas ditës së zgjedhjeve.

“Marr në konsideratë eksperiencën e zgjedhjeve të 2021 dhe 2023, besoj që do t’ia dalim  edhe në këto zgjedhje që rezultatin e votimit ta kemi brenda afatit ligjor, që është e marta e ditës pasardhëse, pas ditës së zgjedhjeve”, tha ai.

Ai pohoi se rezultati do të dalë si për partitë politike ashtu dhe për votën preferenciale.

“Me rezultatin e zgjedhjeve, paraprakun, kuptoj, jo vetëm rezultatin për partitë politike, por edhe votën preferenciale të kandidatëve. Do dalë dhe lista e plotë, sikurse ndodhi në 2021”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!