Zgjedhjet dhe vula amerikane/ Minxhozi: Politika amerikane ka ruajtur sfumaturat ndaj Europës

schedule20:42 - 29 Maj, 2025

schedule 20:42 - 29 Maj, 2025

Deklarata e ambasadës amerikane lidhur me procesin e zgjedhjeve të 11 majit ishte lajtmotivi i panelit të ‘Real Story’. Për analistin Skënder Minxhozi, politika amerikane ndaj Europës i ka ruajtur sfumaturat e veta. Për reagimin e ambasadës, Minxhozi tha se deklarata pa dashuri e Amerikës për Ramën pa i përmendur qoftë dhe emrin, është e pranueshme në këto pozita ku është qeveria.

“Edhe në një kontinent, të Europës, ke qëndrime ku Danimarka kërkon Groenlandën ndërsa me Melonin është në terma shumë të mirë. Politika amerikane ndaj Europës i ka ruajtur sfumaturat e veta.

Unë do ngrija një pyetje para së cilës na vë deklarata, cila palë jeton më mirë dhe sheh të ardhmen më të qartë me këtë tekst në dorë. Një deklaratë pa dashuri e Amerikës për Ramën pa i përmendur emrin do të ishte shumë e pranueshme me qeverinë në këto pozita ku ndodhet, në kontrast me një opozitë që kërkon aq shumë suport për shkeljet, kontestimet. PD kërkon kontestimin e procesit dhe shkon deri aty në qeveri teknike dhe ripërsëritje zgjedhjesh.

Njëra palë ndihet komfort, ndërsa pala tjetër ka lobuar dhe ka pritur shumë para zgjedhjeve unë mendoj që pala tjetër nuk e ka marrë atë që ka pritur. “ / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!