Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story’ se socialistët janë të sigurt me 83 mandatet e tyre dhe se tre mandatet e Doshit ju duken asgjë kundrejt rezultatit të tyre.
“Nëse shifra nuk do të ishte 8, por 7 do të kishim një situatë ndryshe. Pra më pak se 80 mandate sepse këto aleanca në zgjedhje kanë përkthim shifror. Është menduar nga Doshi futja e Becit i hiqte një qetësi realtive kur gëzonte përkrahjen. Doshi nuk ka qenë oponent i Ramës këto katër vite. Formati zyrtar i mazhorancës ka qenë 74 vota, ndërsa normali ka qenë 77. Socialistët janë të sigurt dhe nuk duan një aleancë që nuk ju vlen për asgjë. Në këtë mënyrë, tre votat e Doshit vlejnë sa dy të Shehajt në sytë e Ramës. Aleanca me parti të treta i duket pak gjë.”
Juristi Indrit Sefa tha ndër të tjera se gjatë fushatës zgjedhore, agjentë të BKH kanë shkuar në institucionet qendrore dhe kanë bërë listë prezencë të punonjësve gjatë fushatës për të parë nëse kanë qenë në punë apo jo.
“Agjentë të BKH kanë shkuar në institucione qendrore dhe bënin listë prezencë gjatë fushatës, a janë njerëzit në punë apo jo. SPAK këtë e ka bërë, ikje nga puna gjatë kohës që ke qenë në punë. Ishte krijuar në çshtje ankthi për punëmarrësit.” / abcnews.al