MAL I ZI- Qytetarët e Malit të Zi zgjedhin sot qeverinë e re, e cila do të drejtojë vendin për vitet e ardhshme. ABC News ka ndjekur nga afër zhvillimet ne vendin fqinj, ndërsa deri në mesditë pjesëmarrja në votime ka qenë relativisht e ulët.
Modelja Emina Cunmulaj në intervistë për ABC News tha se ka ndryshimi në 5 vitet e fundit në jetën e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Malin e Zi. Ajo u kërkoi qytetarëve të votojnë partitë shqiptare në Mal të Zi.
“Nuk jam politikanë, me politikë nuk merrem. Jam parashikuese nga jashtë dhe asaj që i besoj është asaj çfarë shoh. Nga fëmijëria ime që kam kaluar në Malësi të Madhe, gjërat për herë të parë kanë ndryshuar pothuajse në 5 vitet e fundit, që kur ka hyrë në pushtet forumi shqiptar. Ajo që shihet përpara është që duhet admiruar. Për atë, unë e votoj forumin shqiptar”, tha ai.