“Zgjedhjet”, Celibashi: Fundi i javës tjetër mund të na gjejë me një draft të dakordësuar

schedule11:52 - 28 Janar, 2021

schedule 11:52 - 28 Janar, 2021

Kreu i KZQ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat foli për procesin e votimit elektronik.

Celibashi u shpreh se nëse nuk do të ketë konsensus nga të gjitha palët atëherë nuk do të fillojë implementim i këtij sistemi tashmë të propozuar. Gjithashtu ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pak kohë në dispozicion për votën e emigrantëve.

“Duam të gjejmë një konsensus dhe nëse njëra palë ka besim tek zgjidha teknike që ne ofrojmë dhe pala tjetër jo, ne nuk do ta ofrojmë si çështje. Është me rëndësi që të gjitha palët politike të ndjehen komod në këtë sistem. Besojmë se kemi ofruar një zgjidhje të sigurt, transparente, por theksoj se nuk mund të fillojmë implementimin e këtij sistemi nëse një nga palët nuk do të jetë dakord. Fundi i javës tjetër mund të na gjejë me një draft të dakordësuar”, u shpreh Celibashi.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se projekti për identifikimin biometrik nuk asnjë problem dhe se është financuar nga qeveria shqiptare.

“15 milion euro shkon i gjithë buxheti për identifikimin biometrik, ndërsa për projektin për votimin e elektronik kemi konfirmim e qeverisë për ta mbështetur”, tha ai.

/abcnews.al/