Zgjedhjet/ “Berisha vitet e politikës, po fillon t’i mbajë keq”, Minxhozi: Fushata e Ramës më e rregullt dhe lineare

schedule20:25 - 5 Maj, 2025

schedule 20:25 - 5 Maj, 2025

ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit.

Në studion e “Real Story” në ABC Neës, me një panel analistësh janë komentuar rezultatet e sondazhit. Analisiti Skënder Minxhozi i cili u ndal edhe tek pëlqyeshmëria e liderëve, dhe fushata e zhvilluar deri më tani, tha se e konsideron fushatën e Ramës si më të rregullt

“Pëlqyeshmëria e liderëve lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me nivele që ata kanë sa i përket votave në elektorat sepse është element i rëndësishëm i atij që quhet procesi i atij që të çon drejt votës. Mes dy sondazheve, mendoj se duke parë ecurinë e fushatës ditë pas ditë, në këtë optikë e konsideroj fushatën e Ramës si më lineare dhe më të rregullt dhe atë të Berishës me incidente ato që kanë ndodhur, po zbulohet se shenjat e kohës së gjatë që ka kaluar në kalin e politikës po duken shumë shqetësuese. Rama po përballet me një kundërshtar që vitet e të qenit në politikë, po fillon t’i mbajë keq. Qytetarët të gjykojnë jo për momentin e votës, por për katër vite që do shërbesh si kryeministër, dhe reflektimi i tyre me atë Berishë që shohin sot në fushën e garës mendoj që nuk e nxjerr mirë ish-kryeministrin Berisha, ndërkohë me Ramën ndodh e kundërta”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!