Zgjedhjet, asambleja dhe qeveria, Rama mbledh socialistët në Elbasan për të “ndezur motorët”

schedule16:11 - 1 Shtator, 2020

schedule 16:11 - 1 Shtator, 2020

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, datë 7 shtator, kryeministri Edi Rama pasditen e sotme mblodhi grupin parlamentar të PS-së në qytetin e Elbasanit. Takimi po zhvillohet prej orës 16:00 në një resort në dalje të qytetit.

Kreu i PS-së, Edi Rama i shoqëruar nga Taulant Balla ishin ndër të parët që arritën, ndërsa më pas pjesa tjetër e socialistëve. Por për cfarë është mbledhur grupi i PS-së?

Në fokus do të jenë disa cështje duke filluar nga asambleja socialiste që pritet që të zhvillohet në shtator, ‘ndezja e motorëve’ për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021 me organizimin e strukturave, analiza e punës së qeverisë.

Nuk dihet ende nëse Edi Rama do të vendosë që të shkojë në zgjedhje me këtë qeveri apo do të ketë ndryshime për t’u paraqitur në zgjedhjet e ardhshme me një kabinet të formatuar me energji të reja.

Pjesë e diskutimeve pritet që të jenë edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor për hapjen e listave dhe koalicionet pas ndryshimeve Kushtetuese që tashmë duhet të reflektohen në ligjin zgjedhor.

vijon…. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!