Zgjedhjet amerikane/ “The Telegraph”: Michelle Obama alternativa e vetme e Biden për të mundur Donald Trump

schedule20:42 - 3 Korrik, 2024

schedule 20:42 - 3 Korrik, 2024

“Michelle Obama, alternativa e vetme e presidentit Joe Biden që do të mundte Trump”, kështu shkruar “The Telegraph” në një artikull kushtuar zgjedhjeve amerikane.

Sipas një sondazhi të ri, e vetmja kandidate që mund të mposht Donald Trump në zgjedhjet presidenciale është Michelle Obama. Ish-zonja e parë, 60 vjeçe, do të mundte Trumpin, 78 vjeç, me dhjetë pikë, këto janë rezultatet e një sondazhi nga “Reuters” dhe “Ipsos”.

Më tej artikulli vijon: “Barack Obama duket se i është shprehur privatisht aleatëve se shanset e Biden, për t’u rizgjedhur pas performancës jo të mirë të debatit të javës së kaluar, janë shumë të vështira.

Në atë përballje presidenti amerikan bëri shumë gabime. Mbështetja për zonjën Obama ka ardhur në rritje pavarësisht se ajo e kishte përjashtuar mundësinë e kandidimit dhe miratimin e ofertës së zotit Biden për rizgjedhje.

Kur votuesit u pyetën për lidhur me kandidatët demokratë, 50 për qind thanë se do të votonin për zonjën Obama, ndërsa vetëm 39 për qind thanë Trump. Favoritet për të marrë drejtimin nga Biden nëse ai largohet, si Kamala Harris ose Gavin Newsom, gjithashtu u anketuan dukshëm me një rezultat më të ulët se Trump. Po sipas këtij sondazhi thuhet se një në tre demokratë mendojnë se presidenti duhet t’i japë fund fushatës së tij në vazhdën e debatit të CNN, por asnjë demokrat i zgjedhur nuk u anketua më mirë se zoti Biden.

Tre në pesë nga votuesit e përgjithshëm të anketuar thanë se Biden duhet të largohej.

Raportet javën e kaluar sugjeruan se mungesa e dukshme e zonjës Obama nga fushata e zotit Biden ishte edhe për shkak të zhgënjimit të saj mbi mënyrën se si familja e kishte trajtuar Kathleen Buhle, ish-bashkëshorten e Hunter Biden.

Së bashku me shqetësimet e saj për trajtimin e shoqes së saj të ngushtë, zonja Obama thuhet se ka hatërmbetje në mbështetjen e saj për presidentin aktual për shkak të mospëlqimit të saj ndaj politikës partiake.

Biden po përballet me kritikat për moshën dhe aftësinë e tij të të folurit dhe thuajse po dështon të shuajë panikun që përfshiu partinë e tij në pasojat e përballjes së tij live me Trump.

Gjithashtu fushata e tij është dëmtuar më tej pasi një kongresmen demokrat nga Teksasi u bë përfaqësuesi i parë në detyrë i partisë që i bëri thirrje publikisht që të largohej nga gara presidenciale.

Lloyd Doggett i kërkoi zotit Biden të merrte “vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr” të martën, pasi Nancy Pelosi tha se ishte “legjitime” të vihej në dyshim aftësia mendore e zotit Biden, shkruan më tej “The Telegraph”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!