Ambasadorja suedeze në Shqipëri Elsa Hastad ka folur nga Paçrami i Shkodrës rreth zgjedhjeve të 25 prillit.
“E vlerësoj demokracinë, kemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.”
Ambasadorja tha se në takime është folur për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor.
Megjithatë, ajo shtoi: “Është shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin ndodhet demokracia është shumë i brishtë.”
Diplomatja suedeze tha se shteti duhet t’u sigurojë qytetarëve këto zgjedhje një proces zgjedhor të mirfilltë. Ndërsa, çështjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në lista, Hastad nuk pranoi ta komentonte.
“Kemi të gjithë një rol….shteti duhet t’u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhje.” sb/abcnews.al/