Zgjedhjet, ambasadorja gjermane: Të gjitha palët të pengojnë çdo formë dhune

schedule15:18 - 28 Qershor, 2019

schedule 15:18 - 28 Qershor, 2019

Në një deklaratë nga rrjetet sociale, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schutz, u bën thirrje të gjitha palëve që të pengojnë çdo formë dhunë gjatë ditës së zgjedhjeve të dielën.

Ajo thotë se është e rëndësishme që zgjedhjet të zhvillohen të lira dhe në këtë kontekst, partitë opozitare kanë një detyrë të veçantë sipas saj.

“Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it”, deklaron ambasadorja.

Më tej, Schutz shprehet se të gjitha palët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën që mund të krijohet pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ajo bën thirrje që drejtësia të flasë për çështjen e përgjimeve si dhe e konsideron të rëndësishme rivendosjen sa më shpejt në funskionalitet të Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë e zbatimit të ligjit sipas legjislacionit në fuqi. Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese”, përfundon deklarata e ambasadores gjermane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!