Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet afatmesme në SHBA, “thriller” në Nevada që do të vendosë për kontrollin e Senatit

schedule15:38 - 12 Nëntor, 2022

schedule 15:38 - 12 Nëntor, 2022

Një karrige larg kontrollit të Senatit duket se janë demokratët në SHBA pasi, sipas agjencive ndërkombëtare, senatori demokrat i Arizonës Mark Kelly fitoi betejën kundër republikanit Blake Masters.

Me 83% të votave të numëruara në Arizona, Kelly ka një diferencë votash që konsiderohet e pamundur të përmbyset dhe mbizotëron ndaj Masters me një përqindje që i afrohet 52%.

Kjo do të thotë se nëse demokratët fitojnë në Nevada, ata do të marrin kontrollin e Senatit pavarësisht nga rezultati i balotazhit për vendin në Georgia. Rezultati në Nevada mund të mos bëhet i ditur për disa ditë, pasi zyrtarët vlerësojnë se numërimi i votave me postë do të zgjasë deri  javën e ardhshme.



Sipas mediave lokale, diferenca mes dy kandidatëve në shtetin perëndimor të SHBA-së është shumë e vogël, ndaj është e vështirë të bëhen vlerësime në këtë fazë, me 90% të votave të numëruara.

Më konkretisht, bazuar në raportin e CNN, pak orë më parë kandidati republikan Adam Laxalt ishte vetëm 800 vota përpara demokrates Kathryn Cortez Masto.

Sipas rrjetit amerikan, është shumë e rëndësishme që kandidatja demokrate të “fitojë” Clark County për ta kthyer valën në favor të saj dhe numërimi i deritanishëm tregon se ajo mund t’ia dalë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!