Zgjedhjet 2025/ Nazarko: Nëse ‘barrikada’ Berisha vijon në PD, partitë e reja do të rriten

schedule22:26 - 13 Maj, 2025

schedule 22:26 - 13 Maj, 2025

Analisti Mentor Nazarko tha se nëse ‘barrikada’ Berisha do të vijojë të jetë në PD, do të ketë rritje të partive të reja. Sipas tij, rotacioni në vendin tonë është i mundur dhe këto parti të reja sollën prurje të reja dhe nxitën partitë e mëdha.

“Kjo lloj fitore e tij që është më dërrmuese, duhet përjetuar me modesti dhe jo triumfalizëm. Moszhvillimi i këtij vendimi është i duhur. Vendimet e KQZ janë ose jo shkelje të ligjit nuk po i futem kësaj pjese, duhen trajtuar PD me moderacion, Shqipërisë nuk i duhet konfliktualiteti. Berisha prapë do prishi festën. Nëse do të jetë barrikada e Berishës brenda PD, do sjell rritje të partive të reja. Rotacioni është i mundur edhe në Kolumbi ku ka narkoshtet jo më në Ballkan. Rotacioni këtu është i mundur, këto parti të reja me gjithë dembelizmin, sollën një prurje të re, nxitën partitë e mëdha.”

Analisti Skënder Minxhozi tha se me numrat që shohim nga partitë e reja, është një komfort burokratik më shumë sesa bazë për të ardhmen.

“Këto parti janë një simpati e popullatës në kushte të një krize partiake, ku e djathta ka rënë dhe me votat e mbetura në ajër janë krijuar këto vota vakante që po e shfrytëzojnë tre  katër deputetë për të kapur kuota në parlament. Me numrat që shohim, është më shumë një komfort burokratik sesa një bazë për të ardhmen.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!