Zgjedhjet 2025/ E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, në zyrën e Celibashit: KQZ të funksionojnë pa ndërhyrje

schedule12:22 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 12:22 - 13 Dhjetor, 2024

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi në kuadër të procesit zgjedhor që pritet të mbahet më 11 maj të vitit të ardhshëm.

Në njoftimin e zbardhur nga ambasada amerikane në Tiranë thuse se zonja VanHorn shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-së për përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e lejimit të institucioneve si KQZ-ja të funksionojnë pa ndërhyrje.

Postimi i plotë:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi pas një vizite të suksesshme të Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ekipit të tij në SHBA, si pjesë e Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë dhe Lidershipit të Departamentit të Shtetit. Vizita u dha zyrtarëve të KQZ-së mundësinë për të mësuar mbi praktikat elektorale në SHBA dhe për të forcuar lidhjet profesionale. Komisioneri Celibashi informoi për përgatitjet e KQZ-së përpara zgjedhjeve parlamentare të majit dhe zonja VanHorn shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-së për përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e lejimit të institucioneve si KQZ-ja të funksionojnë pa ndërhyrje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!