Presidentja Vjosa Osmani, tha se u detyrua të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhje të reja, si pasojë e dështimit të Kuvendit për ta kryer detyrën e vet.
Gjithashtu ajo u shpreh se në këtë situatë e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme.
“Zvarritjet do të krijonin situata më të rrezikshme”, u shpreh Osmani mes tjerash.
Megjithatë, sipas Osmanit, përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura, ndonëse deputetët i patën 23 ditë për ta finalizuar procesin prej konstituimit të institucionit.
“Përkundrazi, shumë mirë të kalkuluara dhe ideuara, për fat të keq”, ka shtuar Osmani.
Ajo ka thënë se do t’i shpallë zgjedhjet e reja pas konsultimeve me krerët e partive politike.
“Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtë situatë e ka krijuar dështimi i Kuvendit për ta kryer detyrën kushtetuese. Askush nuk do të duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por, këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm, me qëllime të rrezikshme”.


