Zgjedhje të parakohshme? Flet Mirela Kumbaro

schedule22:50 - 25 Shtator, 2019

schedule 22:50 - 25 Shtator, 2019

Deputetja Mirela Kumbaro lë të hapur mundësinë e një date të re zgjedhjesh, nëse kjo zgjidhet me ulje në tavolinë, apo marrëveshje mes palëve, duke u bërë kështu zëri i parë i mazhorancës për këtë çështje.

“E rëndësishme është që procesi i negociatave të fillojë sa më parë. Negociatë do të thotë të bien në kompromis, t’u ofrojmë shqiptarëve zhvillim, qetësi stabilitet, se kjo zgjidhet me uljen në tavolinë për kodin e ri zgjedhor, se kjo zgjidhet me një marrëveshje mes palëve, sjell për pasojë zgjedhje në një datë që janë pjesë e këtij kompromisi politik, nuk mendoj që kjo është gjëja më e rëndësishme. Ajo është vetëm një instrument, nuk është thelbi dhe nuk është objektivi”.

Kësaj deklarate të Mirela Kumbaros në studion e Mbrëmje në ABC News i parapriu, ajo që më herët ka deklaruar edhe kryeministri Rama se zgjedhjet janë përcaktuar nga kalendari politik, kodi zgjedhor dhe kushtetuta dhe janë më 2021.

“Ne sot zgjedhjet i kemi në vitin 2021 se nuk kemi asnjë element për të folur për zgjedhje të parakohshme, por kurdo që të jenë janë instrument i përkohshëm për të sjellë një pasojë të rëndësishme. Zgjedhjet i kemi në 2021 se atëherë i kemi në kalendarin politik, e ka përcaktuar kushtetuta e kodi zgjedhor”.

Kumbaro ka vlerësuar edhe tryezën e sotme për reformën zgjedhore, ndërsa shtoi se PD sot avancoi me 5 ide të vetat të cilat do të negociohen.

“Është një kartvizitë e PD, kur flasim për negociatë nuk flasim për sekuestro. Sot PD avancoi 5 ide dhe propozime të vetat që do duhen të negociohen. Unë besoj që vënia në tavolinë e këtyre kartëvizitave që do e sheshojë dhe gjejë një kompromis mes të gjitha palëve që në finale nuk do kenë interesin e PD e PS por të Shqipërisë dhe e shoh një ogur të mbarë”.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!