Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, qeveri teknike me kryeministër shqiptar? Halili: Duhet ta caktojë BDI, maqedonasit të ndryshojnë mendësinë

schedule16:15 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 16:15 - 8 Dhjetor, 2023

Pedagogia në UELJ, Albulena Halili thotë se Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) duhet të caktojë kryeministrin shqiptar, i cili do të përfaqësojë qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut, sipas një marrëveshjeje me LSDM, teksa vendi përgatitet për zgjedhje të dyfishta, parlamentare dhe presidenciale.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Halili u shpreh se maqedonasit duhet të ndryshojnë mendësinë e tyre.

“Është e madhe, por do të jetë një qeveri teknike. Është e madhe ndryshimi i mendësisë së maqedonasve. Unë e kam thënë, është shteti i tyre në tokën tonë. Është koha të bëhet shteti ynë në tokën tonë. Shqiptarët kanë qenë aty, por shumë rrallë jemi ndjerë të përfaqësuar. Zgjedhjet janë dakordësuar, do të mbahen kur të zhvilllohet raundi i dytë i zgjedhjeve presicenciale, do të mbahen më 8 maj, ndërkaq qeveria teknike do të krijohet më 28 janar. Partia VMRO-DPMNE nuk është e pajtimit, partia shqiptar BDI duhet të caktojë kryeministrin, ka qenë pjesë e marrrëveshjes qeveritare dhe asaj paraprake”, theksoi ajo.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkup disa ditë më parë ku u vra një 14-vjeçare, Halili u shpreh se nuk u habit kur filluan dyshimet e para se autorët mund të ishin shqiptarë.

“Gjithmonë, shqiptarët kanë qenë fajtorët kujdestarë. Nuk u habitëm aspak. U habitëm që prokuroria vërtetoi shpejt dhe tha jo nuk është e vërtetë, të dyshuarit janë maqedonas. Dihet trajtimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk kemi qenë të befasuar. Në kushtetutë, ne jemi një kategori e nënrenditur”, shtoi Halili./abcnews.al