Zgjedhje në Kosovë, Hoti: LDK ka disa emra për kryeministër, dalim fitues falë punës tonë

schedule15:00 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 15:00 - 28 Dhjetor, 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës është shprehur sot për mediat se ende nuk është vendosur për kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së. I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë sërish ai kandidat, Hoti u shpreh se brenda LDK-së nuk është vetëm një emër për këtë pozitë por disa të tillë.

“Nuk mund të them, ende jemi duke zhvilluar biseda brenda LDK-së. E mira është që brenda LDK-së nuk ka vetëm një emër por ka disa emra që secili është më i mirë se tjetri që mund t’i prijë kësaj gare”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë më tej u shpreh optimist se LDK do të dalë fituese në këto zgjedhje, duke thënë se janë favorit falë punës që, sipas tij, ka bërë kjo qeveri.

“Do të kem një paraqitje nesër ose pasnesër për të treguar punën e kësaj qeverie. Unë besoj që qytetarët do ta vlerësojnë këtë punë që kemi bërë dhe jam i bindur që jemi favorit për të fituar këto zgjedhje. Tani fjalën e ka sovrani dhe jo fjalët në ajër.”

Komentet, Hoti i bëri gjatë vizitës së tij në Krushë të Madhe.  s.b/abcnews.al/