Zgjedhje në 4 komuna në veri të Kosovës, DNV: Fitojnë kandidatët serbë

schedule09:43 - 20 Maj, 2019

schedule 09:43 - 20 Maj, 2019

Në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dje u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për kryetar, të cilat sipas rezultateve paraprake të koalicionit të OJQ-ve janë fituar nga kandidatët e Listës Serbe. Gjate procesit të votimeve, vëzhguesit vendorë kanë vërejtur edhe një sërë parregullsish.

Në katër komunat e veriut të Kosovës sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave për shkak të taksës së vënë ndaj produkteve serbe nga qeveria e Kosovës .

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 42.2 % të qytetarëve të këtyre komunave kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Në bazë të rezultateve preliminare të koalicionit të OJQ-ve Demokracia në Veprim fitues në të katër komunat janë kandidatët e Listës Serbe.

Sipas DNV-së Goran Rakic i Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut ka fituar 95.2% të votive, Gonxhe Qaushi e PDK-së 3.1%, ndërsa Erden Atiq I LVV-së, 1.6% të votave.

Në Zubin Potok k, Srdjan Vulovic ka fituar  94.1% të votave, Hysen Mehmeti i PDK-së 3.1%, ndëtsa Liridona Kahrimani e LVV-së 2.8% të votave.

Në Leposaviq 96.4%  të votave i fitoi Zoran Todic nga Lista Serbe, kandidati I PDK-së 2.1%, ndërsa i Vetëvendosjes 1.5% të votive.

Në Zveçan Lista Serbe fitoi gjithashtu 96.4% me  Vucina Jankovic, Lëvizja Vetëvendosje, me Avdi Pecin 2.2% ndërsa PDK-ja me Ilir Pecin 1.4%.

T’iu rikujtojmë se Lista Serbe ishte e vetmja parti serbe që garoi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme madje tre prej kandidatëve ishin të njëjtit që u dorëhoqën për shkak të taksës së vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe u rikandiduan përsëri.

Dy partitë tjera nuk kanë kandiduar fare.

Pas mbylljes së vendvotimeve Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se ka dalë fituese në mesin e partive shqiptare.

Megjithatë gjatë ditës janë evidentuar disa parregullsi ku vëzhguesit kanë vërejtur se gjatë procesit të votimit janë lejuar disa qytetarë serb që të votojnë me dokumentacion të Serbisë.

Ndërsa në  disa qenda votimi ishin të vendosur flamuj serbë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në këto zgjedhje qytetarët e asaj ane dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. /ABC news Albania 24/7

Gazetare e ABC News, Kosovë: Blerta Dalloshi Berisha 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!