“Zgjedhje europiane për një vend”, voton Presidenti Begaj: Një proces i qetë

schedule10:00 - 11 Maj, 2025

schedule 10:00 - 11 Maj, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë votuan në qendrën e votimit te shkolla “Kongresi i Lushnjes”.

Pas hedhjes së votës së tij në kutinë e votimit, Presidenti Begaj pati dhe një prononcim për mediat, ku tha se procesin zgjedhor ishte shumë i qetë.

Begaj shtoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për demokracinë vendit. Zgjedhje të veçanta i konsideroi Presidenti zgjedhjet e 11 majit pasi kemi hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri kemi dhe votën e diasporës.

“Për mua mu duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendi dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një ditë të veçantë, pasi kemi hapur negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE. Për herë të partë voton diaspora dhe duhet të plotësohen standarde. Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzueshme, ku qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe vullneti i tyre të dëgjohet”, tha Presidenti Begaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!