Zgjedhje e Presidentit, Berisha: Del ai që do Edi Rama, opozita nuk do përfillet

schedule10:10 - 21 Prill, 2022

schedule 10:10 - 21 Prill, 2022

Procesi i zgjedhjes që po bën qeveria sipas Sali Berishës po diskrediton institucionin e Presidencës.

Deklarata e Berishës ka ardhur menjëherë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ku Berisha pati përplasje të forta me Enkelejd Alibeajn, duke thënë se është i komanduar i Taulant Ballës.

“Kjo diskretidton Presidencën dhe zgjedhjen. Praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspekte mafioze çdo llojë pjesëmarrje, një proces ku duhet të merrnin pjesë të gjitha palët. Praktikë kjo që nuk ka qëllim tjetër. Veç të nxjerr nga zyrat njeriun që do dhe komandon.”tha Berisha.

Sipas Berishës, Presidenti do të zgjidhet nga vetë Edi Rama dhe se procesi është thjeshtë formal, në të cilin opozita nuk duhet të marrë pjesë.

“Rithemelimi nuk e njeh Alibeajn. Do mblidhet kongresi, këshilli Kombëtar do e do nxjerr kryetarin. Unë e quaj vendime të paqëna. Imagjinoni kur ajo zhvillohet me zarfe sekret brenda grupi si mund të jetë ajo me opozitën. Në radhë të parë përcaktohen rregullat. Më thoni kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentar? Ai që donë Edi Rama. Kështu do nxjerrë edhe emrin që do Edi Ram. Ndaj u bë sekret. Ato thonë dërgoni email. Del në funksion të narkoshtetit. C’punë ka opozita me këtë proces. Nuk mundet opozita të legjitimojë një proces të till. Ai fare mirë të procedojë me votat e tij por jo të poshtëroj të tjerët.” Shtoi Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!