Zgjedhja e presidentit të Interpol, reagon Moska

schedule15:49 - 21 Nëntor, 2018

schedule 15:49 - 21 Nëntor, 2018

Rusia denoncon presione të paprecedenta në zgjedhjen e koreanojugorit Kim Jong Jang si president i Interpol. Zëdhënësi i presidentit të Rusisë Putin, Dimitri Peskov, u shpreh se nëse rikujtohen dhe njëherë deklaratat e bëra së fundmi në kryeqytete të ndryshme, mund të thuhet se zgjedhjet u organizuan në një atmosferë presioni dhe ndërhyrjesh të paprecedenta. Kim fitoi ndaj kandidaturës së gjeneralit rus Prokopçuk, i cili konsiderohet shumë i afërt me Kremlinin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!